Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur më 18 shkurt 2022 të deklarojë të përfunduar procesin e vetingut për ish-gjyqtarin e Fierit Roland Hysi pa një vendim përfundimtar, për shkak se ka humbur statusin e magjistratit si pasojë e një dënimi penal të formës së prerë. Gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Roland Hysi u […]
Veting
KPK u nda për statusin por u dakordësua për konfirmimin e Zhaneta Pirës
Inspektorja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Zhaneta Pira u konfirmua në detyrë më 14 janar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi ky i fundit nuk pranoi një opinion të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që kërkoi që mos konsiderohej si subjekt rivlerësimi. Në vendimin e arsyetuar të trupës së KPK të kryesuar nga Pamela […]
“Analizë e gabuar e fakteve”: Vendimi i KPA për rikthimin e prokurorit Ndini Tavani
Më 4 nëntor 2021, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rrëzojë vendimin e shkarkimit të prokurorit të Tiranës, Ndini Tavani dhe e riktheu atë në detyrë. Sipas vendimit të arsyetuar të Kolegjit, Komisioni kishte vendosur më parë shkarkimin e tij në ‘analizë të gabuar të fakteve dhe legjislacionit’. Sipas vendimit të 11 tetorit 2019 […]
KPA riçel hetimin gjyqësor për Hysen Ketën, pas dorëzimit të nje opinoni nga ONM
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA revokoi të martën vendimin e ndërmjetëm për shpalljen e vendimit për çështjen e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Përmetit Hysen Keta, pas dorëzimit të një opinoni nga përfaqësuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Elka Ermenkova. Kryesuesi Sokol Çomo njoftoi pas një tërheqje të trupit gjykues të Kolegjit në dhomë këshillimi […]
KPA rrëzon kërkresat paraprake të prokurorit Bujar Memia
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten më 18 shkurt, të rrëzojë dy kërkesa të prokurorit të Krujës, Bujar Memia, gjatë shqyrtimit në seancë publike të ankimit të këtij subjekti ndaj vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për shkarkimin nga detyra. Kërkesa e parë ishte ajo e mbartur nga seanca paraardhëse […]
KPA dëgjon dëshmitarin e thirrur nga Dhurata Haveri për të sqaruar një hua
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA dëgjoi të premten deklarimet e huadhënësit të gjyqtares së ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri për blerjen e një apartamenti në Shkodër në vitin 2011, i thirrur në cilësinë e dëshmitarit. Kryesuesi i trupës gjykuese, Sokol Çomo sqaroi se marrja e kësaj dëshmie ishte një prej […]






