Porkurori Artan Lulaj | Foto LSA
Analiza KPK Veting

Sipas KPK, prokurori Artan Lulaj cënoi besimin me qëndrimin e tij gjatë vetingut

Prokurori i Tiranës, Artan Lulaj u shkarkua nga detyra më 13 janar pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia me qëndrimin e tij jo bashkëpunues gjatë procesit të rivlerësimit, kur ka tentuar të fshehë ose të paraqesë […]

KPK shkarkon prokuroren Edlira Cufi
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon prokuroren Edlira Cufi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten shkarkimin e prokurores së Shkodrës Edlira Cufi. Procesi i vetingut për Cufin u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Etleda Çiftja. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier. Gjatë seancës dëgjimore KPK referoi dyshimet […]

Gjyqtari Sokol Ngresi duke dalë nga KPA | Foto : LSA
Analiza KPA Veting

KPA i çmoi bindëse shpjegimet e Sokol Ngresit për pasurinë

Gjyqtari e Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 11 dhjetor 2020, pasi u konkludua se mospërputhjet dhe balancat negative të rezultuara nga analiza financiare nuk janë në një shkallë që të cënojnë besimin e publikut, si dhe u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës […]

Prokurorja Anita Jella pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
KPA Lajme Veting

KPA konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Durrësit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi të martën në detyrë kryetaren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Anita Jella. Trupa gjykuese e KPA-së u kryesuar nga gjyqtarja Ina Rama, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo. Prokurorja Anita Jella u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2019, por vëzhguesit […]

Kolegji i Posaçëm i Apelimit | Foto : B. Likmeta
Analiza KPA Veting

KPA i rrëzoi të gjitha pretendimet e Anila Galanxhit ndaj vendimit të Komisionit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar të gjitha pretendimet e ish-prokurores Anila Galanxhi (Pappa) të ngritura në ankimin e saj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që për shkak të dorëheqjes së saj ndëpreru procesin e rivlerësimit, si dhe i ndaloi riemërimin në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve […]