Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Shkodër, Ermira Dedja pasi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Foto:BIRN
Analiza KPK Veting

Pasaktësitë në deklarimin e pasurisë penalizuan gjyqtaren Ermira Dedja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 12 janar të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Shkodrës, Ermira Dedja pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë të burimeve të një apartamenti dhe një autoveture, si dhe ka rezultuar në pamundësi financiare për krijimin e tyre. Të ardhurat e përfituara në disa vite nga […]

Prokurorja Silvana Lule
Analiza KPK Veting

Prokurorja Silvana Lule përmbysi barrën e provës për konfliktin e interesit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 29 tetor 2021 të konfirmojë në detyrë prokuroren e Tiranës, Silvana Lule, pasi arriti në konkluzionin se ajo kishte arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë dhe kontrollit të figurës, si dhe një nivel kualisikues në vlerësimin e aftësive profesionale. Në vendimin e arsyetuar renditen disa gjetje […]

Senca parlamentare e votimit të organeve të vetingu | LSA
Artikull kryesor ! Lajme Veting

Kuvendi miraton zgjatjen e afateve të organeve të vetingut

Kuvendi arriti shumicën e cilësuar të votave të enjten për të miratuar ndryshimin e Kushtetutës që parashikon zgjatjen me 36 muaj të afatit për funksionimin e organeve të vetingut, të Komisionit të Pavarur i Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë. Nisma mori 118 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim. Deputetët e Partisë Demokratike votuan pro pas […]

KPK gjatë shpalljes së një vendimi. | Foto : Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

KPK ndërpret procesin e rivlerësimit për prokurorin Petrit Bica

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur më 31 janar të ndërpresë procesin e vetingut për prokurorin e Tiranës Petrit Bica, për shkak të dorëheqjes së tij nga detyra. Gjithashtu, i është hequr e drejta që të riemërohet në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. Në vendimin e arsyetuar të KPK sqarohet […]

Përfaqësuesja e subjektit, Antoneta Sevdari gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

KPK vë në dukje deklarimet kontradiktore të prokurorit Erind Reovica

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën dëgjimore ndaj prokurorit të Fierit, Erind Reovica.  Trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Suela Zhegu, njoftoi se hetimet për Reovicën ishin bërë në të tri kriteret. Nga relatimit prokurori kishte rezultuar me mungesë burimesh të ligjshme, kishte një raport negativ […]

Prokurori Gjon Kodra në KPK | Foto: BIRN/Edmond Hoxhaj
KP Lajme Veting

Pas rekomandimit të ONM, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Gjon Kodrës

Bazuar në rekomandimin dhe gjetjet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM lidhur me procesin e vetingut të prokurorit të Tiranës, Gjon Kodra, Komisioneri Publik Florian Ballhysa ka ushtruar ankim dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Ballhysa e cilëson të pabazuar dhe të padrejtë vendimin e Komisionit […]