Ndihmësja ligjore e PP, Klerona Meçi | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

Ndihmësja ligjore Klerona Meçi përballet me probleme për pasurinë dhe figurën

Ndihmësja ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Klerona Meçi u përball të hënën më 15 janar me probleme në kriterin e pasurisë dhe figurës, si pasojë e mungesës së burimeve të ligjshme të babait për blerjen e një apartamenti të përdorur prej saj, si dhe mos deklarimit në formularin e kontrollit të figurës të një procedimi […]

Gjyqtarja Nertila Kape | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

Gjyqtarja Nertila Kape drejt konfirmimit në detyrë

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Nertila Kape u përball pa probleme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të premten më 12 janar për procesin e saj të rivlerësimit. Vetingu për gjyqtaren Kape po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare […]

Prokurori Arbër Berexha | Foto: LSA
KPK Lajme Veting

Prokurori Arbër Berexha konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 12 janar vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Arbër Berexha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Gjatë seancës dëgjimore më 10 janar, Berexha dha shpjegime […]

Prokuroja Zena Lila në KPK
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Zena Lila

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 10 janar vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Elbasanit, Zena Lila. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Firdes Shulin. Gjatë seancës dëgjimore më 13 dhjetor, Komisioni konstatoi pamundësi për blerjen e […]

Prokurori Valentin Preçi pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: LSA.
KPK Lajme Veting

Rihapja e hetimeve, KPK dëgjon sërish prokurorin Valentin Preçi

Prokurori i Tiranës Valentin Preçi dha shpjegime të reja të martën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi hetimet ndaj tij u rihapën pas një denoncimi. Preçi, seanca dëgjimore ndaj të cilit u zhvillua në 19 dhjetor të vitit që shkoi, u përqendrua më së shumti në atë që pretendoi se ishin fakte të reja […]

Prokurori i Fierit Dorian Tafilaj dhe djali i tij Eldi Tafilaj pas seancës dëgjimore në KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon prokurorin Dorian Tafilaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten vendimin e shkarkimit të prokurorit të Fierit Dorian Tafilaj. Tafilaj u përball më 27 dhjetor me barrë prove për pamundësitë financiare të konstatuara në vite. Tafilaj kundërshtoi gjetjet duke këmbëngulur se kishte vërtetuar se i mbulon pasuritë dhe shpenzimet me burime të ligjshme. Tafilaj u paraqit në […]