Gjyqtarja e Apelit Shkodër, Lindita Hoxha.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Lindita Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës më 22 shkurt 2023 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha. Vendimi u mor me shumicë votash në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtylla dhe […]

Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti | Foto: V. Karaj
KPA Lajme Veting

KPA largon përfundimisht nga detyra gjyqtaren Fjoralba Prifti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të martës më 21 shkurt 2023 lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti, duke e larguar atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Naim Tota – Prokuroria e Tiranës
KPK Lajme Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Naim Tota – Prokuroria e Tiranës

Prokurori Naim Tota i Prokurorisë së Rrethit Tiranë do të përballet të enjten më 23 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Naim Tota e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996. Ai […]

Gjyqtari Arbër Çela pas vendimit të konfirmimit në detyrë nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme Veting

Komisionerja Publike ankimon në Kolegj konfirmimin e Arbër Çelës

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të martën më 21 shkurt 2023 vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Arbër Çela. Nino kërkon shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi për deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Po ashtu, i kërkon Kolegjit që të shqyrtojë […]

Gjyqtarja Majlinda Dogga në KPK
Analiza KPK Lajme Veting

KPK u bind nga shpjegimet e gjyqtares Majlinda Dogga për pasurinë

Gjyqtarja e Tiranës, Majlinda Dogga u konfirmua në detyrë më 19 dhjetor 2022, pasi bindi trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me burimet e pasurive, për të cilat u konstatuan balanca negative gjatë hetimit paraprak. Një bilanc negativ rreth 1 milion lekë i shtrirë në disa vite që mbeti pas rishikimit të […]

Prokurori Asllan Barjamaj pas vendimit të KPK.
KPK Lajme Veting

Prokurori Asllan Barjamaj konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikiit, KPK shpalli të hënën më 20 shkurt 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të drejtuesit të prokurorisë së Përmetit, Asllan Barjamaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Gjatë seancës dëgjimore më 16 shkurt, […]