Prokurori Asllan Barjamaj pas vendimit të KPK.
KPK Lajme Veting

Prokurori Asllan Barjamaj konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikiit, KPK shpalli të hënën më 20 shkurt 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të drejtuesit të prokurorisë së Përmetit, Asllan Barjamaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Gjatë seancës dëgjimore më 16 shkurt, Barjamaj dha shpjegime për një kontratë huaje dhe një kredi që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti, blerjen e paformalizuar me dokumentacion të plotë të dy automjeteve, si dhe për gjetjet në katër çështje profesionale. Dyshimet e ngritura nga autoritetet ndihmëse në kriterin e figurës për përfshirje të mundshme në veprime korruptive, nuk u gjetën të bazuara prej Komisionit.

Prokurori Asllan Barjamaj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe po atë vit filloi stazhin në Prokurorinë e Vlorës. Pas përfundimit të stazhit në 2008-ën u emërua në Prokurorinë e Gjirokastrës, ku punoi deri në 2011-ën kur u transferua në Përmet ku e ushtron edhe aktualisht funksionin. Gjatë periudhës që Barjamaj ka qenë i emëruar në Prokurorinë e Përmetit, është komanduar për disa vite dhe në Prokurorinë e Fierit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *