Foto arkive e KPA | BIRN/Nensi Bogdani
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ermir Lelçi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 22 tetor vendimarrjen për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Ermir Lelçi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtylla dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Lelçit.

Lelçi u shkarkua nga detyra më 28 tetor 2021 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi u konkluduan probleme në kriterin e pasurisë dhe në aspektin profesional.

Ermir Lelçi e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Ai punoi për një periudhë të shkurtër në Berat dhe prej vitit 2004 e deri në momentin e shkarkimit nga detyra, e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Shkodrës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *