Gjyqtarja Shefkie Demiraj gjatë shpalljes së vendimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK

Gjyqtarja Shefkie Demiraj shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Shefkie Mataj(Demiraj). Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën më 26 shtator, KPK konstatoi pamundësi të Demirajt për të vërtetuar me dokumentacion ligjor një pjesë të burimeve të një banese trekatëshe + papafingo, si dhe vlerëson se është vepruar në kundërshtim me etikën në përfitimin e një kompesimi për shpëronësim trualli.

Demiraj i kundërshtoi gjetjet e KPK. Ajo theksoi se shpronësimi ishte kryer bazuar në ligj, ndërsa pretendoi se kishte vërtetuar ushtrimin e aktivitetit privat nga bashkëshorti dhe pagimin e detyrimeve tatimore, si dhe shitjen e një kamioni nga kunati i ndjerë – duke kërkuar që këto të ardhura të deklaruara prej saj të vlerësohen si të ligjshme bazuar në jurispudencën e KPA-së.

Gjyqtarja Shefkie Mataj(Demiraj) u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u relatuan probleme domethënëse në kriterin profesional.

Procesi i vetingut për këtë subjekt rivlerësimi u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Shefkie Demiraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Rrethit Tropojë. Prej vitit 2006, Demiraj e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *