Edmond Shytko pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Edmond Shytko

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 28 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Korçës, Edmond Shytko. Vendimi për largimin e Shytkos nga sistemi i drejtësisë u mor nga trupa e KPK e kryesuar Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore më 23 shtator, Shytko u përball me barrë prove për pasurinë dhe profesionalizmin. Sipas KPK-së, në një analizë përfundimtare, prokurori rezultonte me një bilanc negativ prej 5.4 milion lekësh, që kryesisht ndikohej nga pamundësia për të provuar burimin e ligjshëm të një dhurimi dhe hua të marra nga të afërm. Po ashtu, ai u pyet lidhur me përfitimin e një vlerë 40 mijë dollarësh nga puna sezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është vlerësuar prej Komisionit në aspektin e etikës.

Shytko i kundërshtoi gjetjet e Komisionit dhe deklaroi se kishte dorëzuar prova të mjaftueshme që sipas tij kundërshtojnë barrën e provës.

Edmond Shytko e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *