Skeda e pasurisë së deklaruar –Ariana Caco –Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ariana Caco –Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Ariana Caco do të përballet të mërkurën më 28 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Roland Ilia.

Ariana Caco e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Ajo punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Ariana Caco nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Ariana Caco.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Ariana Caco zotëronte një apartament banimi të përfituar nga privatizimi, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare kap vlerën e 30.4 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht likujditete bankare prej 26.9 milionë lekësh, pasuri të paluajtshme prej 3.1 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 350 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31.9 milionë lekë, nga të cilat 34% kanë si burim pagën e subjektit dhe gati 63% burojnë nga aktiviteti privat i bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, gjashtë prej deklaratave rezultuan me probleme.

Subjekti Ariana Caco ka parregullsi të përsëritur në deklarime gjatë viteve, pasi për 2 vite rresht nuk deklaron pagën e vet dhe për 6 vite nuk deklaron të ardhurat e bashkëshortit, ndërsa deklaron thuajse çdo vit shtesa likujditetesh bankare me burim të ardhurat e bashkëshortit. Si rrjedhojë, subjekti rezulton për 6 vite me burime financiare të pamjaftueshme për të mbuluar shtesat e aseteve në vlerën totale 9,553,649 lekë.

Përgjatë viteve të deklarimit, subjekti deklaron shtesa pasurie të paluajtshme pa dhënë vlerën e këtyre aseteve. Konkretisht, pasuritë e deklaruara pa vlerë financiare janë; 33% e apartamentit të banimit familjar, apartamente 191 m2 dhe truall 880 m2 në Tiranë, e përfituar nga trashëgimia familjare dhe shtesë truall/moçal 1000 m2 në Lezhë, pasuri e përfituar nga profesioni i bashkëshortit.

Në vitin 2016, bashkëshorti i subjektit deklarohen pasuri të paluajtshme në Vlorë, apartament dhe banesë, në vlerë totale 3,013,575 lekë, si dhe truall me sipërfaqe totale 15,139m2 të përfituara nga trashëgimia. Pronat e mësipërme deklarohen të pavlerësuara.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *