Jonida Kondili, këshilltare ligjore pranë Gjykatën Kushtetuese. Foto | BIRN
KPK Lajme Veting

Këshilltarja e Kushtetueses Jonida Kondili drejt konfirmimit në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të hënën një seancë të shkurtër dëgjimore ndaj këshilltares ligjore pranë Gjykatën Kushtetuese, Jonida Kondili.

Trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me anëtare Pamela Qirko dhe relatore Alma Faskaj, vuri në dukje se Kondili i ishte nënshtruar hetimit në të tri kriteret.

Faskaj në relatim theksoi hetimet e kryera sa i përket pasurisë, që siç doli ishte vendosur nga bashkëshorti para fillimit të bashkëjetesës dhe para fillimit të detyrës në vitin 2015. Faskaj po ashtu kërkoi shpjegime për disa probleme të gjetura në mendimet e dhëna nga Kondili si këshilltare në Gjykatën Kushtetuese.

Kondili vetë u shpreh e kënaqur me rezultatet e hetimit dhe tha se ishte dakord me to. Ajo i kërkoi Komisionit konfirmimin në detyrë. Njoftimi i vendimit do të bëhet të martën në orën 9.40.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *