Gjyqtari i Apelit Administrativ, Arjan Qafa përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto:  Vladimir Karaj.
KPA Lajme

Kolegji lë në fuqi shkarkimin nga detyra të Arjan Qafës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën me 26 prill vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, Arjan Qafa. Vendimi u morn ë mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas gjykimit në dhomë këshillimi të ankimit të Qafës.

Arjan Qafa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 17 shtator 2020, pasi u konstatua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Arjan Qafa e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe punoi si gjyqtar në Bulqizë dhe në Dibër deri në vitin 2010. Në periudhën 2010-2014, Qafa punoi si inspektor për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për t’u emëruar më pas si gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit. Ai u zgjodh edhe si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *