Gjyqtarja Selvie Gjoçaj pas vendimit të KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Selvie Gjoçaj

Komisioni i pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Selvie Gjoçaj e Gjykatës Administrative të Tiranës.
Në një seancë dëgjimore të zhvilluar vetëm një ditë më parë, të martën më 14 shkurt, Gjoçaj dha shpjegime në mënyrë të përmbledhur për një gjendje cash të krijuar para fillimit të detyrës dhe gjetjet për dy çështje profesionale. Gjoçaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Gjoçaj u zhvillua nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Alma Faskaj. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Selvie Gjoçaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Durrësit, u emërua në vitin 2007 si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Kukës. Prej vitit 2013, Gjoçaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *