. Trupa e KPK me kryesuese Genta Tafa ( Bungo), anëtare Suela Zhegu dhe relator Roland Ilia në seancën ndaj Mimoza Margjekës. Foto: BIRN
KPK Lajme Veting

KPK ndëpret vetingun për ndihmësen ligjore Alma Tafani

Në momentin e hyrjes në fuqi të legjislacionit për vetingun e magjistratëve, Alma Tafani ushtronte detyrën si ndihmëse ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, duke qenë pjesë e subjekteve të rivlerësimit kalimtafr për shkak të statusit të saj ex officio.

Në qershor të vitit 2021 është shortuar trupa që do të kryente rivlerësimin e këtij subjekti, e përbërë nga Xhensila Pine në cilësinë e relatores, dhe anëtarë Roland Ilia e Genta Tafa Bungo. Komisioni ka konstatuar se subjekti kishte depozituar deklaratën e pasurisë, atë të figurës dhe formularin e vetëvlerësimit profesional.

KPK ka filluar hetimin administrativ për Tafanit, por kjo e fundit ka njoftuar Komisionin më 3 maj, se në shkurt të vitit 2021 ishte emëruar në detyrën e inspektorit jomagjistrat pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në vendimin e arsyetuar thuhet se, rezulton se subjekti i rivlerësimit ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ndihmëses ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme më datë 8 shkurt 2021. Komisioni evidenton se, pasi ka administruar praktikën e dorëheqjes,  e ka informuar subjektin mbi statusin ligjor që gëzonte në këtë fazë të hetimit dhe rezultatin e ndërprerjes së procesit të saj të rivlerësimit, sipas nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që përcakon ndalimin e riemërimit të saj në disa funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Po ashtu, Tafani është informuar lidhur me të drejtën për t’u dëgjuar në seancën dëgjimore.

Tafani i ka bërë me dije Komisionit se, në kushtet e mosushtrimit të detyrës nga ana e saj, këkronte ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe se nuk dëshironte të merrte pjesë në seancën dëgjimore.

Bazuar në këto rrethana, trupa e KPA ka çmuar se Tafani ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta dhe ligji për dorëheqje nga detyra e ndihmëses ligjore në Prokurorinë e Përgjithshme. Në përfundim ka vendosur të deklarojë ndërprerjen e procesit të vetingut për ish-ndihmësen ligjore Alma Tafani dhe t’I ndalojë asaj emërimin si gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshme, për një periudhë 15-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *