Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

KPK ndërpret vettingun për dy magjistratë, pasi dolën në pension

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut për gjyqtarin Halil Vani dhe prokurorit e Krujës, Bujar Çiçi, për shkak të moshës së pensionit.

Gjyqtarët Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjatë një seance në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK | Foto : LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit(KPK) ka ndërprerë procesin e vettingut për Kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, Halil Vani dhe prokurorit në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, Bujar Çiçi, për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Sipas KPK-së, për kryetarin e Gjykatës së Dibrës Halil Vani, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me vendimin e datës 28 shkurt 2019, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës për pension më datë 26 shkurt 2019. Për të njëjtin shkak, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur më datë 21 qershor 2018 të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për prokurorin Bujar Çiçi. KPK arsyeton në të dyja vendimet se me daljen në pension të subjekteve, procesi i rivlerësimit nuk mund të vazhdohej.

Vani dhe Çiçi i shtohen listës së gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilët është ndërprerë procesi i vetingut për shkak të dorëheqjes apo daljes në pension. Një pjesë e tyre kanë qenë laguar nga sistemi për shkak të moshës së pensionit përgjatë viteve 2017 dhe 2018, por mbetet e paqartë pse KPK-së i është dashur një periudhë relativisht e gjatë kohe për të ndërprerë procesin e vettingut për ato subjekte për të cilët, statusi magjistratit ka mbarur më shumë se një vit më parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *