Gjyqtarja Administrative e Apelit, Alkelina Gazidedja, gjatë seancës dëgjimore në Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, me datë 09.01.2019 | Foto : Besar Likmeta/BIRN
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

KPK riçel hetimin për gjyqtaren Alkelina Gazidedja

Një ditë pas seancës dëgjimore ku u konstatuan probleme me pasurinë dhe profesionalizmin, KPK vendosi të riçelë hetimet për gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit.

Gjyqtarja Administrative e Apelit, Alkelina Gazidedja, gjatë seancës dëgjimore në Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, me datë 09.01.2019 | Foto : Besar Likmeta/BIRN

Një ditë pas seancës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se do të riçelë hetimin për gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit, Alkelina Gazidedja, duke e shtyrë vendimin për të. Në njoftimin e publikuar, KPK nuk dha detaje mbi të dhënat që kërkojnë hetime të mëtejshme për subjektin.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Gazidedja po kryhet nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Firdes Shuli. Subjekti është rivlerësuar për shkak të funksionit për të 3 kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, në bazë të shortit të hedhur nga Komisioni me 15 nëntor 2018.

KPK ka administruar si pjesë e procesit të rivlerësimit raportet institucioneve ndihmëse, por gjithashtu ka ndërmarrë një hetim të pavarur duke gjetur një seri problemesh që lidhen me pasurinë, profesionalizimin e gjyqtares dhe konfliktin e interesit, që lidhej më aksionet në një kompani që ka lidhur kontrata publike. DSIK e ka vlerësuar gjyqtaren si të përshtatshme për vazhdimin e detyrës, duke mos konstatuar probleme me pastërtinë e figurës.

Për gjithë gjetjet e parashtruara subjektit i është kaluar barra e provës. Gjatë seancës dëgjimore gjyqtarja Gazidedja bëri një përmbledhje të parashtrimeve që kishte depozituar me shkrim, duke kundërshtuar shumicën e gjetjeve të Komisionit për kriterin e pasurisë dhe duke i justifikuar disa të tjera si “gabime njerëzore.”

Alkelina Gazidedja e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe për më shumë se një dekadë e ka ushtruar funksionin në Gjykatën e Tiranës. Në korrik 2013, Gazidedja u dekretua anëtare e Gjykatës Administrative të Apelit, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *