Gjyqtarja ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, Mirela Iliopullo, ne nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur seancen degjimore me te. Iliopullo po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vetingut, i cili do te hetoje aftesite profesionale dhe pasurine e saj.	/r/n/r/nJudge in the Gjirokastra Judicial District Court, Mirela Iliopullo, during a session of the Independent Qualification Commission, IQC. Iliopullo is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Mirela Iliopullo

Iliopullo është gjyqtarja më e fundit që humb vendin e punës për shkak të probleme të konstatuara me pasurinë e saj të deklaruar.

Gjyqtarja në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Mirela Iliopullo, në një seancë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të martën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Mirela Iliopullo.

Gjyqtarja nuk ishte prezente gjatë shpalljes së vendimit.

Procesi i vetingut ndaj Iliopullos u krye nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tomçi Petkoviç.

Gjatë seacës dëgjimore Komisioni i kaloi barrën e provës subjektit për pamundësi financiare për investime në pasuri të patundshme, mosdeklarime të pasurive të patundshme gjatë deklarimeve periodike në ILDKPKI.

Mirela Iliopullo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 si ndihmës gjyqtare në Gjykatës e Sarandës. Prej vitit 2000 ajo e ka ushtruar funksionin e saj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *