Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Lartë të dënuar për vjedhje

Admir Thanza u bë gjyqtari i dytë i Gjykatës së Lartë që shkarkohet nga detyra pasi hetimi i KPK-së zbuloi fshehjen e një dënimi në Itali dhe deklarim të rremë pasurie.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto nga : LSA

Trupa e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici si kryesues, Luan Hamiti relator dhe Brunilda Bekteshi antërare, vendosi unanimisht të martën të shkarkonte nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza.

Thanza u bë gjyqtari i dytë i Gjykatës së Lartë cili humbi detyrën në mëngjesin e së martës, pasi vetëm një orë para vendimit të tij një trup tjetër e KPK-së shkarkoi nga detyra kolegun e tij Tom Ndreca.

Deri tani Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë nga Gjykata e Lartë vetëm gjyqtarin Edmond Islamaj. Megjithatë, edhe vendimi për Islamajn është ankimuar nga Komisioneri Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Hetimi i gjyqtarit Thanza nga KPK është shtrirë në të tre kriteret e e rivlerësimit, ku përfshihet pasuria, integriteti i figurës dhe profesionalizmi.

KPK ka zbuluar mospërputhje dhe deklarim të rremë midis deklaratave periodike, deklaratave veting dhe dokumenteve të administruara nga institucionet publike për një numër pasurish të paluajtshme në Tiranë dhe Shkodër, si dhe mungesë burimesh financiare.

“Famija Thanza nuk pasur të ardhura të mjaftueshme për shpenzimet jetike dhe investimet e deklaruara,” u shpreh relatori Komici gjatë sencës dëgjimore të mbajtur me 10 korrik.

Për kriterin e dytë të rivlerësimit, atë të integritetit të figurës, Komisioni i Pavaruar i Kualifikimi zbuloi se bazuar në informacionet e sjella nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. ONM, gjyqtari i Thanza është dënuar më 40 ditë burg në vitin 1999 në Itali për vjedhje në bashkëpunim, një informacion që nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Sipas KPK-së gjyqtari Thanza ka pasur dijeni për këtë vendim sepse është ndaluar në flagrancë.

Edhe për sa i përket vlerësimit të kriterit profesional gjyqtari Thanza ka pasur probleme. Në 5 dosjet e zgjedhura me short dhe të vlerësuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë janë konstatuar mungesa e 3 procesverbale të dhomës së këshillimit dhe mangësi të tjera. Por megjithë problemet e konstatuara, KLD ka dhënë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *