Trupa gjykuese gjatë shpalljes së vendimit.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Adnand Xhelili

Komisioni identifikoi mungesë burimesh të ligjshme për një apartament në Tiranë dhe ndërtimin e një shtëpie 3-katëshe në Borsh.

Trupa gjykuese gjatë shpalljes së vendimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 12 shkurt vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Adnand Xhelili. Ky i fundit nuk u paraqit në seancën e shpalljes së vendimit.

Trupa gjykuese që kreu procesin e rivlerësimit për Xhelilin, e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Brunilda Bekteshi anëtare, e përfunduan hetimin administrativ vetëm për kriterin e pasurisë.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 31 janar, Komisioni evidentoi mungesë burimesh financiare të ligjshme për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë nga Enti i Banesave si edhe për ndërtimin e një shtëpie 3-katëshe në Borsh të Lukovës. Gjithashtu, u konstatuan edhe mospërputhje të të dhënave të pasqyruara në deklarata dhe atyre që figuronin në dokumentacionin zyrtar të siguruar gjatë hetimit administrativ.

Gjatë fjalës së tij, prokurori Xhelili tha se ishte i ndërgjegjshëm për problemet, por theksoi se çdo gjë e kishte fituar me ndershmëri. Ai i kërkoi Komisionit të vlerësohej edhe për dy kriteret e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *