Gjyqtarja Elbana Elluri, pas njoftimit për shtyrjen e seancës. Foto:Edmond Hoxha.
KPK Lajme Vendi

KPK shtyn vendimin për Elbana Llurin pas denoncimit në media

Një denoncim në media ka bërë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të shtyjë njoftimin e vendimit për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Elbana Lluri.

Gjyqtarja Elbana Elluri, pas njoftimit për shtyrjen e seancës. Foto:Edmond Hoxha.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se do të shtynte njoftimin e vendimit për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Elbana Lluri, parashikuar për të martën, pas një denoncimi në media mbi të.

KPK njoftoi se ndaj Llurit ishte bërë një denoncim dhe se Komisioni do të hetonte në lidhje me denoncimin në aspektin profesional.

Kryesuesja e trupit gjykues, Valbona Sanxhaktari u shpreh se Komisioni e shikon të nevojshëm verifikimin e disa çështjeve gjyqësore të shqyrtuara nga subjekti i rivlerësimit, sipas këtij denoncimi. Ajo shtoi se KPK do të njoftojë në vijim lidhur me seancën e ardhshme.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar me 7 janar, Komisioni evidentoi pamundësi financiare për blerjen e dy automjeteve, por gjyqtarja e Apelit të Tiranës e kundërshtoi analizën financiare. Ajo e vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin.

Lluri u përball më 7 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi është kryer nga trupa gjyqësore e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Lluri u përball kryesisht me pikëpyetje mbi pasurinë dhe pamundësitë financiare për blerjen e dy makinave, të cilat ajo i kundërshtoi.

Po ashtu ajo kërkoi që pasuritë e saj të gjykoheshin veçmas nga ato me të ardhurat e ish-bashkëshortit, gjyqtarit Gerd Hoxha, para bashkjetesës. Lluri tha se ky i fundit nuk i kishte dhënë të dhëna të hollësishme dhe se ajo e kishte pasur të vështirë të siguronte informacion, pasi ata ishin të divorcuar.

Elbana Lluri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Prej vitit 2016, Lluri e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Paralelisht me punën si gjyqtare, Elbana Lluri është angazhuar për disa vite si pedagoge në universitetin “Luarasi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *