Foto nga : EPA/SEBASTIAN KAHNERT
Lajme

Ndani eksperiencën tuaj: Korrupsioni në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri

Një hetim i Prokurorisë së Tiranës zbuloi së fundmi një skemë të dyshuar korrupsioni në të cilën mjekët në spitalin publik të Tiranës, përfshirë personelin e lartë mjekësor, i transferonin pacientët me kancer në klinika private, ku ata do të trajtoheshin me një tarifë, me mjekët e spitalit publik që i referonin, duke marrë një pjesë të parave.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratorja e spitalit i referuan pacientët e diagnostikuar me tumor në klinika private për qëllime përfitimi, duke mos u ofruar atyre shërbimet në klinikën onkologjike në QSUNT [Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, spitali publik i Tiranës. ]”, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë së Tiranës më 25 qershor.

Ne po kërkojmë qytetarë nga Shqipëria që janë trajtuar personalisht, apo familjarë të tyre në spitalet publike shqiptare dhe janë transferuar në klinika private. Ne duam gjithashtu që njerëzit të na tregojnë për përvojat e tyre kur u është dashur të paguajnë ryshfet në sistemin publik të kujdesit shëndetësor.

Gjërat kryesore që duam të dimë:

  • Sa shpesh transferohen pacientët nga kujdesi shëndetësor publik në atë privat
  • Cilat janë arsyet kryesore për këtë
  • Sa shpesh pacientët pranojnë të paguajnë ryshfet në spitale
  • Sa shpesh pacientët duhet t’i blejnë vetë ilaçet

Historitë tuaja do të përdoren për të na ndihmuar me kërkimin tonë. Ne nuk do t’i përdorim të dhënat pa pëlqimin paraprak dhe qëllimi ynë është të vëmë në dukje problemet e përgjithshme sistematike.

Përgjigjet janë të sigurta dhe të koduara.

Si të merrni pjesë?

Për të ndarë përvojën tuaj, mjafton të plotësoni formularin më poshtë në anglisht dhe shqip.

Ju gjithashtu mund të na kontaktoni me email: [email protected].

Ose mund të na kontaktoni në rrjetet sociale

FB: @balkaninsight

TV: @balkaninsight

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *