Ndihmësja ligjore, Majlida Miska pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Ndihmësja ligjore, Majlida Miska konfirmohet në detyrë

Ndimësja ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Majlida Miska u konfirmua në detyrë të hënën më 24 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas një seance dëgjimore të shkurtër, kur nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar, atij të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Procesi i vetingut për Miskan u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishëme Marie Tuma.

Relatorja Bekteshi tha se subjekti ka deklaruar si burime krijimi të një apartamenti me vlerë 4.5 milionë lekë, të ardhurat nga shitja e një shtëpie prej prindërve, që i janë dhuruar, një kredi të butë nga Bashkia e Tiranës dhe hua. Nga hetimi nuk janë gjetur probleme për origjinën e këtyre burimeve financiare që kanë rezultuar të provuara nga të ardhura të ligjshme.

Po ashtu, sipas relatimit të Bekteshit, nuk janë gjetur probleme për një aotomjet të blerë për çmimin 4400 euro, llogaritë rrjedhëse për pagat dhe depozitimin e shpërblimeve për largim të padrejtë nga puna, si dhe për krijimin e një gjendje cash në shumën 1.5 milionë lekë. Bekteshi tha se dhe analiza financiare paraprake e përgjithshme ka rezultuar me bilanc pozitiv.

Komisioni nuk ka gjetur indicie as në pasuritë e bashkëshortit.

Miska u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin dhe Komisioni shpalli vendimin për konfirimin e saj në detyrë pak pas përfundimit të seancës dëgjimore, venimarrje e marrë në mënyrë unanime.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *