Prokurorja Marsida Frashëri pas vendimit të konfirmimit në detyrë. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Pas trajnimit, Marsida Frashëri rikthehet në detyrë

Prokurorja e Shkodrës, Marsida Frashëri u konfirmua në detyrë të hënën pas kryerjes së trajnimit të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Sipas trupës së KPK, Shkolla e Magjistraturës e kishte vlerësuar atë me notën “mirë”.

Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pezullimin e Frashërit për 1 vit nga detyra, me kushtin që të ndiqte programin e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi u mor nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë procesit të vetingut, prokurorja Frashëri u përball me barrë prove për kriterin profesional, pasi për 27 dosje nuk kishte kryer veprime hetimore sipas KPK-së. Frashëri këmbënguli se këto situata kishin ardhur prej ngarkesës së lartë dhe problemeve të sistemit.

Marsida Frashëri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Durrësit, u emërua si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *