Gjyqtari Adriatik Bocaj i Gjykatës së Tiranës do të përballet të hënën më 11 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.
Adriatik Bocaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai punoi si gjyqtar në Gjykatën e Lezhës deri në vitin 2013 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Adriatik Bocaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF]

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Adriatik Bocaj deklaronte pasuri me vlerë 2.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 5.8 milionë lekëve.
Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 2.5 milionë lekë, automjete me vlerë 3.1 milionë lekë si dhe likujditete bankare prej 136 mijë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 19.6 milionë lekë, nga të cilat gati 94% kanë si burim pagën e subjektit dhe gati 5% pagat e familjarëve.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një hua të marrë për blerjen e një automjeti.
Subjekti Adriatik Bocaj deklaron në vitin 2011 marrjen e një huaje prej 7 mijë euro dhe kredi bankare në shumën e 17,015 euro për blerjen e një automjeti, i cili deklarohet në vitin 2017 (kur merret në pronësi) në vlerën totale të 22, 980 euro.
Në vitin 2018 deklarohet 1/39 pjesë e një apartamenti në Vlorë, pasuri kjo e trashëguar nga nëna.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al