Skeda e pasurisë – Aleks Nikolli – Gjykata e Apelit Shkodër
Skeda Vendi

Skeda e pasurisë – Aleks Nikolli – Gjykata e Apelit Shkodër

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër, Aleks Nikolli do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër, Aleks Nikolli do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në seancën dëgjimore që do të mbahet si pjesë të procesit të rivlerësimit kalimtar. Trupa e KPK-së, e cila ka kryer procesin e rivlerësimit për subjektin, përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Nikolli është diplomuar për drejtësi në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër dhe nga viti 2001 deri në vitin 2004 ai ka mbaruar gjithashtu studimet në shkollën e Magjistraturës. Në vitin 2015, Nikolli ka marrë titullin doktor shkencash në Universitetin Europian të Tiranës. Nga viti 2004 deri në vitin 2016, Nikolli ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe nga viti 2016 në vitin 2020 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Në vitin 2019, Nikolli u vu nën hetim për korrupsion nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, si një nga tre gjyqtarët që vendosi zbutjen e dënimit të Dritan Dajtit- një kriminel famëkeq i dënuar për vrasjen e 4 policëve, dëshmorë të atdheut.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Aleks Nikolli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Pasuria e deklaruar familjare e subjektit në vitin e parë të deklarimit, 2003 ishte 15.3 milionë lekë, ndërsa në vitin 2017 kjo pasuri kapte një vlerë prej 23.6 milionë lekë.

Kjo pasuri përbëhet nga 2.8 milionë lekë likuiditete në bankë, 95 mijë lekë cash dhe pasuri të paluajtshme në vlerë 21 milionë lekë. Të ardhura familjare të Nikollit gjatë periudhës së deklarimit janë 18.5 milionë lekë dhe ¾ e tyre vijnë nga të ardhurat nga paga për shkak të funksionit, 10.7 % nga pagat e familjarëve dhe 10.7 % nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit të gjyqtarit Aleks Nikolli nuk rezultuan deklarata me probleme.

Megjithatë, analiza cilësore e deklaratave ngre dy ‘flamuj të kuq’ që duhet të sqarohen nga hetimit administrativ.  Në deklarimin për herë të parë subjekti Aleks Nikolli deklaron një depozitë bankare në Alpha Bank në shumën 15,000 paund, që i përket vëllezërve që jetojnë në Angli.

Në vitin 2009 deklarohet huamarrje vëllait në shumën 420 mijë lekë, e cila është kthyer plotësisht një vit më pas

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *