Skeda e pasurisë së deklaruar – Afrim Shehu – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Afrim Shehu – Prokuroria e Tiranës

Prokurori Afrim Shehu i Prokurorisë së Tiranës po përballet të hënën më 13 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Pamela Qirko dhe Alma Faskaj.

Afrim Shehu ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore dhe si avokat përpara se të emërohej prokuror i Republikës së Shqipërisë në vitin 2009. Për gati një dekadë ai punoi si prokuror pranë Prokurorisë së Durrësit, ndërsa në qershor të vitit 2023 u transferua në Prokurorinë e Tiranës përmes procedurës së lëvizjes paralele.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Afrim Shehu nga viti 2009 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Tiranës, Afrim Shehu.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2009, prokurori Afrim Shehu zotëronte pasuri familjare me vlerë 16.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 31.7 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 23.8 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 6.2 milionë lekë, automjet me vlerë 1.2 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 450 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 37.5 milionë lekë, nga të cilat 35% kanë si burim pagën e subjektit, 35% të tjera pagën e familjarëve dhe gati 28% nga shitja e pasurive të paluajtshme. Rreth 1.3% e të ardhurave kanë si burim mësimdhënien.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” burimet e deklarruara për blerjen e një apartamenti nga bashkëshortja përmes dhurimit dhe huave.

Në deklarimin Para Fillimit të Detyrës, subjekti Afrim Shehu dhe bashkëshortja e tij deklarojnë gjendjen e pasurisë së krijuar ndër vite, me burim kryesor të ardhurat nga emigracioni, puna si avokat dhe si oficer i Policisë Gjyqësore.

Bashkëshortja deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 103 m2, me kontratë sipërmarrje datë 04.06.2008 me vlerë 61,800 Euro. Burimi i krijimit të këtij apartament është dhuratë nga babai 40,000 Euro dhe huamarrje me vlerë 23,000 USD nga kunati.

Në vitet në vijim subjekti ka realizuar shitblerje të shpeshta të pasurive të paluajtshme, transaksione këto që kanë rezultuar me fitim neto rreth 10,000,000 lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *