Skeda e pasurisë së deklaruar – Arben Nela – prokuror i Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Skeda
Prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë Arben Nela, njëherazi kandidat për Këshillin ë Lartë të Prokuorisë, do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij në vitet 2003-2017.

Arben Nela është prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ai do të përballet të mërkurën në orën 11:00 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimi si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Trupa gjykuese e KPK-së që do të marrë në shqyrtim dosjen e prokurorit Nela përbëhet nga Etleda Ciftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Arben Nela e ka nisur karrierën në vitin 1998 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe në vitin 2006 ai është transferuar në Durrës, ku ka shërbyer deri në vitin 2008. Në të njëjtin vit Nela është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurisë  është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.  Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Arben Nela nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

 

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Nela nuk kishte pasuri në vitin 2003 – kur deklaroi për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në fund të vitit 2017 pasuria bruto familjare e Z. Nela kap një vlerë prej 15.98 milionë lekë, duke regjistruar një rritje mesatare vjetore prej 1.14 milionë lekë.

Pasuria e Z. Nela përbëhet nga 12.49 milionë lekë pasuri të paluajtshme, 100 mijë lekë pasuri të luajtshme, 1.35 milionë lekë likuiditete cash dhe 2 milionë lekë likuditete në bankë. Të ardhurat familjare të krijuara gjatë periudhës 2004-2017, përbëhen nga 14.6 milionë lekë ose 48.8 % të ardhura të subjektit nga paga dhe shpërblime, 8.5 milionë lekë ose 28.6 % të ardhura nga paga e bashkëshortes, si dhe 6.5 milionë lekë ose 21.9% të ardhura nga lincenca e projektimit në emër të bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit.

BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit nga të cilët 1 deklaratë u konstatua me probleme. Përkatësisht në vitin 2013 ka pasur një mosmbulim pasurie në shumën 748,441 lekë. Më tej nga analiza e deklaratave BIRN konstatoi problemet e mëposhtëme.

Detyrime në formë huaje, marrë në vitin 2004, 2006, 2010 dhe 2012 në shumën gjithsej 75,000 euro dhe 500,000 lekë.

Shuma prej 10,000 euro e deklaruar në vitin 2004 si “lekë në përdorim të dajës emigrant në Greqi”, rezulton e pa shlyer deri 31.12.2017, si dhe nuk sqarohet arsyeja e përdorimit të këtyre likuiditeteve.

Huaja prej 40,000 euro e deklaruar në vitin 2012 për qëllime trajtimi mjekësor, përdoret në vitin 2013 për blerje apartamenti.

Në deklaratën vjetore 2010, subjekti deklaron bashkëpronësi me babain mbi truall 1090 m2 dhe banesë 93m2 në proces legalizimi, e cila është ndërtuar në vitin 2001 nga prindërit dhe e padeklaruar më parë nga subjekti. Është gjithashtu e paqartë vlera e kësaj pasurie, investimi i kryer në të dhe pjesa takuese e subjektit.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al