Skeda e pasurisë së deklaruar – Aurel Arapi – Gjykata e Kurbinit
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Aurel Arapi – Gjykata e Kurbinit

Gjyqtari i Gjykatës së Kurbinit, Aurel Arapi do të përballet të mërkurën në mëngjes me gjetjet e Komisionit të Pavaruar të Kualfikimit në seancë dëgjimore publike.

Trupa gjykuese e KPK-së që ka bërë rivlerësimin e Arapit përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa (Bungo).

Arapi e ka filluar karrierën në vitin 2013 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2015 ai është transferuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Aurel Arapi nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2013, gjyqtari Aurel Arapi nuk deklaronte pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 921 mijë lekëve. Kjo pasuri përbëhet nga 71 mijë lekë likuiditete në banka, 600 mijë lekë cash dhe një makinë me vlerë 250 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 5.3 milionë lekë dhe vijnë nga paga për shkak të funksionit dhe mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Megjithatë, në vitin 2016 subjekti deklaron shtesë apartament banimi me sipërfaqe 57 m2 në Vlorë, ardhur si pasojë e trashëgimnisë ligjore nga babai, pjesë takuese 25%, për të cilin nuk jep vlerë aseti.

Deklarata e pasurisë para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *