
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të mërkurën konfirmimin në detyrë të gjyqtarut të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier Taulant Banushi në përfundim të hetimit administrativ mbi pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësive profesionale.
Trupa gjykuese për këtë subjekt përbëhej nga komisionerët Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.
Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.
Taulant Banushi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe pas një periudhë stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Fier. Ai vazhdon ta ushtrojë funksionin në këtë gjykatë prej 18 vitesh ku ka mbajtur dhe funksionin e kryetarit.
Trupa gjykuese u bind nga shpjegimet e Banushit mbi paqartësitë në lidhje me pasuritë e tij dhe me pastërtinë e figurës.
Lexo më shumë:
Taulant Banushi jep shpjegime për vendimet që i ka rrëzuar Apeli
Skeda e pasurisë së deklaruar – Taulant Banushi – Gjykata e Fierit