Skeda e pasurisë së deklaruar – Enkela Vlora (Bajo) – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Enkela Vlora (Bajo) – Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Enkela Vlora (Bajo) do të përballet të mërkurën më 8 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu.

Enkela Vlora (Bajo) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Enkela Vlora (Bajo) nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Enkela Vlora (Bajo).

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Enkela Vlora deklaronte pasuri me vlerë 869 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2014, pasuria familjare llogaritet në vlerën e 2.4 milionë lekëve.

Vlora zotëron familjarisht likujditete bankare prej 1.7 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 760 mijë lekë. Bashkëshorti i saj deklaron gjithashtu pjesë takuese në prona të paluajtshme, për të cilat nuk është deklaruar vlerë aseti.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kapin vlerën e 14.6 milionë lekëve, nga të cilat 83% burojnë nga paga e subjektit, gati 13% nga pagat e familjarëve dhe 3% nga shitja e pasurive të luajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet mbi pasurinë e bashkëshortit.

Në vitin 2010, bashkëshorti i subjektit Enkela Bajo (Vlora) deklaron për herë të parë pjesë takuese në dy apartamente, troje, ullishte dhe një automjet, të cilave u mungon vlera përkatëse. Pronat deklarohen se janë përfituar kryesisht nga trashëgimia.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *