Skeda e pasurisë së deklaruar – Erjon Bani– Gjykata e Tiranës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Erjon Bani– Gjykata e Tiranës

Gjyqtari Erjon Bani i Gjykatës së Tiranës do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon pasurinë e tij familjare nga viti 2012 deri në fund të vitit 2016.Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Erjon Bani do të përballet të enjten më 20 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia.

Erjon Bani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Aktualisht, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës dhe ka kandiduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’u emëruar pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bani është gjithashtu kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Erjon Bani nga viti 2012 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Erjon Bani.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2012, gjyqtari Erjon Bani nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 863 mijë lekëve.

Ai zotëron familjarisht një automjet me vlerë 608 mijë lekë, likujditete bankare me vlerë 205 mijë lekë dhe kursime në cash prej 50 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 6.5 milionë lekë, nga të cilat rreth 65% kanë si burim pagën si gjyqtar të Z. Bani, 31% pagën e bashkëshortes dhe 2.4% të ardhurat nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *