Skeda e pasurisë së deklaruar –Esmeralda Keshi –drejtuese e Prokurorisë Dibër
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Esmeralda Keshi –drejtuese e Prokurorisë Dibër

Drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Keshi (Cami) do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2008 deri në fund të vitit 2017.

Drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Keshi (Cami) do të përballet të hënën më 17 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen vetingun për Znj. Keshi përbëhet nga Pamela Qirko, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Esmeralda Keshi (Cami) ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe është emëruar si prokurore në Prokurorinë e Dibrës. Në vitin 2013, ajo është promovuar si drejtuese e Prokurorisë së Dibrës, detyre të cilën vazhdon ta kryejë prej gati 6 vitesh.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Esmeralda Keshi nga viti 2008 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar nga drejtuesja e Prokurorise se Dibres, Esmeralda Keshi (Cami) per vitet 2008-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurorja Esmeralda Keshi nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2008; kur deklaroi për herë të parë interesat e saj private në ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e deklaruar e drejtueses së Prokurorisë së Dibrës është 1.8 milionë lekë.

Të dhënat e analizuara nga deklaratat e pasurisë tregojnë se Znj. Keshi zotëron familjarisht 1.7 milionë lekë likujditete bankare dhe 150 mijë lekë kursime të akumuluara në cash. Ajo deklaron se jeton në shtëpi me qira dhe përdor makinën e të afërmit të saj.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 13.2 milionë lekë. Rreth 70% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit, ndërsa paga e bashkëshortit nga Policia e Shtetit zë 25% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, nga të cilat nuk rezultoi asnjëra me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë vlen për t’u shënuar se drejtuesja e Prokurorisë së Shkodrës, Esmeralda Keshi deklaron në vitet 2016 dhe 2017 se ka në përdorim një automjet “Benz” në pronësinë e të afërmit të saj.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *