Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar-Fatjona Memçaj-prokurore e Apelit Tiranë

Pasuria e Fatjona Memçajt-prokurore e Apelit Tiranë dhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.Prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj është pjesë e listës prioritare të procesit të vetingut për shkak se është anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Të hënën, ajo do të përballet në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces rivlerësimi nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Prokurorja Fatjona Memçaj ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë prej vitit 2003, kur mbante postin e prokurores së rrethit në Tiranë. Në vitin 2007, Memçaj ka punuar si drejtoreshë e Koordinimit Ligjor në Presidencë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2012. Më pas, Memçaj është emëruar drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej vitit 2013 mban pozicionin e prokurores së Apelit në Tiranë.

Paralelisht me punën në Prokurori, Memçaj është përfshirë edhe në mësimdhënie. Në vitin 2016 ajo ka qenë edhe eksperte e programit të trajnimit vazhdues në Shkollën e Magjistraturës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Fatjona Memçaj nga viti 2003 deri në vitin 2016. [Kliko këtu për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së prokurores së Apelit, Fatjona Memçaj nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë që prokurorja Fatjona Memçaj zotëronte në vitin 2003 një pasuri familjare të llogaritur në 3.3 milionë lekësh. Në fund të vitit 2016, pasuria e saj kap vlerën e 6.1 milionë lekëve ose 1.8 herë më e lartë.

Të ardhurat kryesore familjare të zonjës Memçaj përbëhen në 93 për qind nga paga e saj dhe e bashkëshortit, 2.1 për qind nga mësimdhënia dhe 4.5 për qind të ardhura të tjera, të cilat kapin në total vlerën e 27.4 milionë lekëve.

Asetet ndahen në pasuri të paluajtshme në vlerën e 3 milionë lekëve, llogari bankare në vlerën e 1.2 milionë lekëve dhe kursime në cash në vlerën e 1.4 milionë lekëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Në rastin e zonjës Memçaj iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik 13 deklarata pasurie dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

 

Deklarata e pasurisë për vitin 2003  

Deklarata e pasurisë  për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006  

Deklarata e pasurisë për vitin 2007  

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010  

Deklarata e pasurisë për vitin 2011  

Deklarata e pasurisë për vitin 2012  

Deklarata e pasurisë për vitin 2013  

Deklarata e pasurisë për vitin 2014  

Deklarata e pasurisë për vitin 2015  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *