Skeda e pasurisë së deklaruar –Flamur Kapllani – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Flamur Kapllani – Gjykata e Tiranës

Gjyqtari Flamur Kapllani i Gjykatës së Tiranës po përballet të martën më 2 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Lulzim Hamitaj.

Flamur Kapllani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 fillimisht si gjyqtar në Mirditë dhe më pas në Gjykatën e Rrethit Kukës. Në vitin 2010, Kapllani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe prej asaj kohe punon pranë Gjykatës së Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Flamur Kapllani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Flamur Kapllani.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Flamur Kapllani deklaronte pasuri me vlerë 250 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 19.2 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 5.2 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 12.5 milionë lekë, automjet me vlerë 811 mijë lekë dhe kursime në cash prej 700 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 48.1 milionë lekë, nga të cilat 41% kanë si burim pagën e subjektit, 33% nga pagat e familjarëve, 22% nga të ardhurat e bashkëshortes nga puna si notere dhe 1.6% nga shitja e pasurisë së luajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *