Skeda e pasurisë së deklaruar – Laurent Fuçia– Gjykata e Vlorës
KPK Lajme Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Laurent Fuçia– Gjykata e Vlorës

Gjyqtari Laurent Fuçia i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë do të përballet të enjten më 2 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Etleda Çiftja.

Laurent Fuçia u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Vlorës, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin. Me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Fuçia është caktuar në skemën e delegimit si gjyqtar i Apelit të Vlorës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtari Laurent Fuçia nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Gjykatës së Vlorës, Laurent Fuçia.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2010, gjyqtari Laurent Fuçia nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare është 8.3 milionë lekë.

Z.Fuçia zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 7.7 milionë lekë, automjet me vlerë 400 mijë lekë dhe likujditete bankare prej 225 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 13.3 milionë lekë, nga të cilat 59% burojnë nga paga e subjektit, 38% nga paga e familjarëve dhe 2% nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” burimet financiare që shërbyen për blerjen e një apartamenti.

Në vitin 2011 deklarohet blerja e një apartamenti banimi me sipërfaqe 66.6 m2 si dhe sipërfaqe verandë 34.56 m2, burimi i krijimit është kontrata e kredisë bankare me vlerë 40,000 euro dhe 15,000 euro kontribut nga bashkëjetuesja, e cila është subjekt deklarimi më vete. Në vitin 2016 është realizuar shlyerja e plotë e kredisë me burim nga babai i bashkëjetueses (shitur pasuri e paluajtshme në vitin 2010).

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *