Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Cengu – Prokuroria e Tiranës
KPK Lajme Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Cengu – Prokuroria e Tiranës

Prokurori Besnik Cengu i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të enjten më 2 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Roland Ilia.

Besnik Cengu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësor. Ai punon prej vitit 2005 si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Besnik Cengu nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Besnik Cengu.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Besnik Cengu zotëronte pasuri me vlerë 4.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare është 2.5 milionë lekë, duke shënuar një rënie prej 52%.

Z.Cengu zotëron familjarisht kursime të akumuluara në cash prej 1.6 milionë lekësh, automjet me vlerë 650 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 293 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31.9 milionë lekë, nga të cilat 50% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i prokurorit dhe 44.5% nga pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” transaksionet e kryera me pasuritë e patundshme.

Subjekti Besnik Cengu në deklaratën fillestare të vitit 2003 rezulton të zotërojë dy apartamente banimi; njërin me vlerë 4,600,000 lekë si dhe tjetrin pa vlerë të deklaruar, të blerë me kredi nga Enti Kombëtar i Banesave. Ai gjithashtu zotëron 25% të një sipërfaqe trualli prej 250 m2. Në vitin 2007, subjekti shet njërin prej apartamenteve me vlerë 2,000,000 ALL.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *