Prokurorja Shqiponja Milla në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj/ BIRN
KPK Lajme Veting

Prokurorja Shqiponja Milla konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 2 mars 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Shkodrës, Shqiponja Milla. Vendimi u mor bë mënyrë unanime nga trupa e KPK e e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore më 28 shkurt, Milla dha shpjegime për konstatimet e Komisionit, që i kërkoi të vërtetonte se nuk gjendej në kushtet e fshehjes së një apartamenti dhe të një automjeti. Milla i cilësoi si “gabime materiale” të noterëve shënimet për një apartament tjetër në kontratën parprake të banesës duke pranuar se nuk i kishte lexuar parashikimet nen për nen për shkak të besimit. Për makinën në përdorim vërejit se bashkëshorti kishte prerë policisë sigurimi që sipas saj tregon se nuk kanë pasur qëllim ta fshehin.

Në aspektin profesional nuk u evidentuan gjetje domethënëse, ndërkohë që në informacionet e DSIK për figurën KPK nuk ka gjetur indicie dhe e ka vlerësuar pozitivisht.

Shqiponja Milla përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe u emërua si prokurore në Prokurorinë e Pukës. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *