Prokurori Julian Xhengo pas shkarkimit nga KPK. Foto:BIRN
KPK Veting

KPK shkarkon prokurorin Julian Xhengo

Prokurori i Tiranës Julian Xhengo u shkarkua rë mërkurën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili e gjeti atë me probleme pas hetimit administrativ.

Gjatë seancës dëgjimore Xhengos iu vu në dukje një bilanc negativ i prindërve në investimet e kryera në një shtëpi private në Tiranë si dhe me mospërputhjet në transaksionet për blerjen e një makine, të blerë nga ai dy herë më lirë nga sa e kishte blerë pala shitëse. Po ashtu atij iu kërkuan shpjegime për disa çështje hetimore dhe për figurën.

Xhengo kundërshtoi në seancë gjetjet e Komisionit për pasurinë; një raport negativ të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar DSIK si dhe konstatimet për shtyrje të hetimeve dhe marrje të vendimeve jashtë afateve, pa kryer veprime hetimore.

Procesi i vetingut për prokurorin Julian Xhengo i krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi Komicin.

Julian Xhengo i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe punoi fillimisht në Prokurorinë e Vlorës dhe në atë të Fierit. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *