Skeda e pasurisë së deklaruar –Miranda Andoni –Gjykata e Apelit Gjirokastër
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Miranda Andoni –Gjykata e Apelit Gjirokastër

Gjyqtarja Miranda Andoni, anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja Miranda Andoni e Apelit të Gjirokastrës do të përballet të martën më 9 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Znj. Andoni përbëhet nga Pamela Qirko, Olsi Komici dhe Firdes Shuli.

Miranda Andoni e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si gjyqtare në Gjykatën e Përmetit. Andoni u promovua në vitin 2005 si gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, funksion të cilin vazhdon ta kryejë edhe aktualisht.

Miranda Andoni është gjithashtu anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Miranda Andoni nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Miranda Andoni për vitet 2003-2017. 

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Miranda Andoni deklaronte pasuri familjare me vlerë 4.5 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e saj është 4-fishuar, duke kapur vlerën e 21.1 milionë lekëve.

Pasuria e patundshme zë pjesën kryesore të aseteve me 17.9 milionë lekë, ndërkohë që gjyqtarja Andoni deklaron edhe 2 milionë lekë likuiditete bankare, 500 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 700 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 43.3 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtarit zë 42% në zërin e të ardhurave, ndërsa paga e bashkëshortit zë 47%. Rreth 6% e të ardhurave janë siguruar nga qiratë, ndërsa dhuratat në cash zënë 1% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Andoni rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” mospërputhjet në likuiditetet që shërbyen si burim për blerjen e një apartamenti dhe një garazhi në Tiranë.

Në vitin 2008, Andoni deklaron se ka blerë apartament me vlerë 105,600 euro dhe garazh prej 13 mijë eurosh me burim një kredi bankare prej 80 mijë eurosh, dhuratë nga prindi në Itali prej 3780 eurosh dhe 38.600 euro nga tërheqja e depozitave bankare.

Por shuma e depozitave bankare të deklaruara deri në vitin 2008 dhe të konvertuara në lekë është rreth 4.1 milionë lekë, ose rreth 640 mijë lekë më pak se shuma e deklaruar si pakësim.

Gjithashtu në vitin 2014, subjekti deklaron të ardhura nga shitja e sendeve dhe pajisjeve të një lokali në vlerën e 5 mijë eurove, asete të cilat nuk rezultojnë të jenë deklaruara më parë.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *