Skeda e pasurisë së deklaruar –Oltiana Gjoni – Prokuroria e Durrësit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Oltiana Gjoni – Prokuroria e Durrësit

Prokurorja Oltiana Gjoni (Çifliku) e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës do të përballet të martën më 3 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Suela Zhegu dhe Genta Tafa Bungo.

Oltiana Gjoni përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin e prokurores pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Oltiana Gjoni nga viti 2011 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Oltiana Gjoni.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2011, prokurorja Oltiana Gjoni nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 13.7 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 12 milionë lekë, kursime në cash prej 1 milion lekësh, likujditete bankare prej 402 mijë lekësh dhe automjet me vlerë 308 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 14.2 milionë lekë, nga të cilat 66% kanë si burim pagën e subjektit, 11% të ardhurat e bashkëshortit nga biznesi dhe 13% e të ardhurave totale deklarohen me burim qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 9 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” mungesën e deklarimit të burimeve të pasurisë së bashkëshortit të subjektit.

Nga analiza e deklaratave të interesave private të subjektit Oltiana Gjoni (Çifliku), vërehet rritje e ndjeshme e vlerës së aseteve që vijnë si rrjedhojë e deklarimit për herë të parë të bashkëshortit Laert Gjoni. Pasuria e tij vlerësohet rreth 13.8 milionë lekë, por nuk ka të dhëna mbi burimin e krijimit të kësaj pasurie.

Në vitin 2014 subjekti deklaron likuiditete në cash në shumën 1,000,000 lekë me burim kredimarrje Raiffeisen Bank – nuk ka të dhëna në vitet në vijim lidhur me arsyen/objektin e kësaj kredimarrje.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *