Skeda e pasurisë së deklaruar – Sokol Shehu– Gjykata e Shkodrës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Sokol Shehu– Gjykata e Shkodrës

Gjyqtari Sokol Shehu i Gjykatës së Shkodrës u përball të enjten më 9 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Genta Tafa Bungo dhe Suela Zhegu.

Sokol Shehu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe punoi fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Prej vitit 2014, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Shkodër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Sokol Shehu nga viti 2011 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së gjyqtarit të Shkodrës, Sokol Shehu.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2011, gjyqtari Sokol Shehu deklaron pasuri me vlerë 694 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij kap vlerën e 585 mijë lekëve.

Ai zotëron një automjet me vlerë rreth 258 mijë lekë, likujditete bankare prej 200 mijë lekësh dhe kursime në cash prej 126 mijë lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 12 milionë lekë, nga të cilat 76% kanë si burim pagën e tij nga funksioni i gjyqtarit, ndërsa 22% pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *