Paneli gjykues i perbere nga Etleda Ciftja, Lulzim Hamitaj dhe Roland Ilian | Foto: LSA
Artikull kryesor ! Investigime

Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë

Resorti “Marina Bay” është i ndërtuar rreth një pishine ekzotike buzë detit Jon në gjirin e Vlorës dhe njihet për luksin, kokteilet dhe festat e zhurmshme. Resorti ofron gjithashtu shërbime më pak të dukshme – mes së cilave edhe një sallë konferencash që reklamohet për takime prestigjoze dhe mbledhje të ‘shoqërisë së lartë’. Në fund […]

Foto ilustruese
Investigime Në Fokus

Bilanci i OFL i heq lustrën luftës së qeverisë kundër krimit të organizuar

Me regji të gatshme nga filmat policeskë, resorti me mermer të bardhë u rrethua nga policë me kapuçë të zinj, ndërsa një zëdhënëse policie e shpalli atë pronën e parë të sekuestruar përmes një ligji special të qeverisë, që synonte goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri. Kompleksi luksoz i reklamuar për dasma fitoi reputacion […]

Gjyqtarë të rinj gjatë një ceremonie të organizuar me rastin e 25 vjetorin e Shkolles së Magjistraturës. | Foto: LSA
Investigime Korrupsioni Në Fokus

Kriza e magjistratëve rrezikon rimëkëmbjen e drejtësisë në Shqipëri

Gjatë pesë viteve të shpenzuara në një konflikt gjyqësor, Hakil Troci nuk ka mundur të shkelë më shumë se njëherë brenda sallës së gjyqit. Në mesin e korrikut, i moshuari me origjinë nga Dibra, banor prej fillimit të viteve ’90 në kryeqytet, po konsumonte një tjetër akt zvarritjeje në Gjykatën Civile të Tiranës. Troci i […]

Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku
Artikull kryesor ! Artikull kryesor Investigime Investigime Korrupsioni Në Fokus

Hoteli me 5 yje në Barcelonë u pagua 2 herë – nga Fusha dhe Bashkia e Tiranës

Më 17 dhjetor 2019, Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës me kërkesë për pushimin e hetimit ndaj zyrtarëve të lartë të Bashkisë së kryeqytetit, të cilët akuzohen se përfituan pagesa nga biznesmeni Shkëlqim Fusha për qëndrimin e tyre në një hotel me 5 yje në Barcelonë në qershor 2018. Vendimi për pushim u ndërmor vetëm […]

Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një procesi. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Investigime Korrupsioni KPA Media Watch Në Fokus

Kolegji i Apelimit ‘censuron’ mendimet ndryshe të vëzhguesve të ONM

Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u mblodhën më 25 prill 2019, për të shqyrtuar kërkesën e një prej vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM-së, që donte të publikonte bashkë me vendimin e KPA-së mendimin e tij kundër për ish-prokuroren Antoneta Sevdari. Kërkesa iu dërgua Mbledhjes së Gjyqtarëve përmes njërit prej anëtarëve të trupës, i cili […]

Fatos Lubonja dhe aktivistë duke folur me gazetarët ne Spaç | Foto: Blerina Gjoka/ BIRN
Faqja e pare Investigime

Sekrete dhe gënjeshtra: Fundi i mohuar i viktimave të komunizmit

I lirë pas 17 vitesh burg, Fatos Lubonja filloi të rrëmonte në të shkuarën. Kërkonte të zbulonte se si në moshën 23-vjeçare përfundoi në katalogun e mjerë të komunizmit shqiptar: një i burgosur politik,  i reduktuar në një emër e një numër. Zbulimi i së vërtetës e udhëhoqi prej arkivave të policisë sekrete drejt e […]