Trupa e KPK gjatë njoftimit të vendimit për gjyqtarin Petraq Çuri. Foto:Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

KPK: Gjyqtari Petraq Çuri cënoi besimin e publikut tek drejtësia

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 12 maj 2023 të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Durrësit, Petraq Çuri, pasi konkludoi se ai kishte kryer deklaruar deklarim të paplotë e të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia me qëndrimin e tij gjatë hetimit administrativ. Qëndrimi […]

Prokurori Armand Gurakuqi pas vendimit të shkarkimit.
Analiza KPK

KPK: Prokurori Armand Gurakuqi u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm

Prokurori i Tiranës, Armand Gurakuqi u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 28 prill 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarime të pamjaftueshme për pasurinë, si dhe se nuk ka pasur burime financiare të ligjshme për krijimin e tyre. Po ashtu, në vlerësimin e përgjithshëm u çmua se marrdhëniet juridiko-financiare […]

Nga seanca e shpalljes së vendimit për gjyqtarin Besnik Hoxha në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme

ONM rekomandon ankimin e konfirmimit të Besnik Hoxhës

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM paraqiti të martën më 20 qershor pranë Komisionerëve Publikë rekomandim për ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Besnik Hoxha. Hoxha u konfirmua në detyrë më 18 maj me shumicë votash, pas një seance dëgjimore ku u evidentuan […]

Prokurori Ylli Bashaj, pas seancës në KPK. Foto:Malton Dibra/LSA
KPK Lajme Veting

KPK konfirmoi në detyrë prokurorin Ylli Bashaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Ylli Bashaj. Gjatë seancës dëgjimore Bashaj u përball në KPK me pyetje kryesisht mbi koherencën dhe vërtetësinë e një kontrate për blerjen e një shtëpie në vitin 2000. Nga hetimi administrativ i trupës së kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me anëtare […]

Prokurori Ylli Bashaj, pas seancës në KPK. Foto:Malton Dibra/LSA
KPK Lajme Veting

Problemet me një kontratë shit-blerje vënë në vështirësi prokurorin Ylli Bashaj

Prokurori i Tiranë Ylli Bashaj i tha Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të hënën se ai e vlerësonte procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por këmbënguli se ai nuk do të kishte kërkuar edhe sot kontrata noteriale për huatë e marra nga të afërm. “Ata më besojnë mua dhe unë u besoj atyre”, tha […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Yrfet Shkreli – Gjykata e Përmetit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Yrfet Shkreli – Gjykata e Përmetit

Yrfet Shkreli, gjyqtare në Gjykatën e Përmetit, do të përballet të hënën më 12 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo. Yrfet Shkreli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një […]