Gjyqtari i Elbasanit, Bujar Musta pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

Bujar Musta akuzohet në KPK për ‘veprime fiktive dhe vendime antiligjore’

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngre dyshime se gjyqtari i Elbasanit, Bujar Musta ka fshehur një apartament pas kontratave fiktive dhe se nuk ka pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive. Gjithashtu u konstatuan dyshime për veprime të kundërligjshme në ushtrimin e detyrës dhe favorizim të të proceduarve.