Pas një serie kërkesash në KLGJ dhe përpjekjes për të pezulluar procesin, gjyqtari Tomorr Kullolli u përball me dhjetëra milionë lekë mungesë financiare për çdo pasuri nën pronësi si dhe me akuza për konflikt interesi. KPK caktoi një seancë të dytë për t’i dhënë gjyqtarit mundësinë për t’u dëgjuar.
Tag: Gjykata e Rrethit Elbasan
Skeda e pasurisë së deklaruar –Tomorr Kullolli –Gjykata e Elbasanit
Gjyqtari Tomorr Kullolli i Gjykatës së Elbasanit do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Ramazan Avdiu
Komisoni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi se gjyqtari i Elbasanit, Ramazan Avdiu nuk e kundërshtoi dot barrën e provës për pasurinë dhe, me shumicë votash, rrëzoi kërkesën e tij për riçeljen e hetimit edhe për dy kriteret e tjera të rivlerësimit, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Gjyqtari Ramazan Avdiu kundërshton barrën e provës për pasurinë
Për pesë orë me radhë, gjyqtari i Elbasanit, Ramazan Avdiu shpjegoi versionin e tij për shpenzimet në vite, burimin e krijimit të pasurive që zotëron si dhe për mundësitë financiare për dhënien e disa huave me interes dhe kthimin e tyre.
Gabimi material: KPK riçel hetimin për gjyqtarin Ramazan Avdiu
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mungesë burimesh të ligjshme për një seri huash të dhëna me interes nga gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu –por rihapi hetimin pas kërkesës për të korrigjuar një gabim në analizën financiare.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Ramazan Avdiu –Gjykata e Elbasanit
Gjyqtari Ramazan Avdiu i Gjykatës së Elbasanit do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare ndër vite.






