Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Bujar Musta për problemet me të tre kriteret e vetingut.
Tag: Gjykata e Rrethit Elbasan
Bujar Musta akuzohet në KPK për ‘veprime fiktive dhe vendime antiligjore’
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngre dyshime se gjyqtari i Elbasanit, Bujar Musta ka fshehur një apartament pas kontratave fiktive dhe se nuk ka pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive. Gjithashtu u konstatuan dyshime për veprime të kundërligjshme në ushtrimin e detyrës dhe favorizim të të proceduarve.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Bujar Musta – Gjykata e Elbasanit
Gjyqtari Bujar Musta i Gjykatës së Elbasanit do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
KPK: Gjyqtari Tomorr Kullolli dështoi të provonte burimet e pasurisë
Në vendimin e zbardhur, KPK arsyeton se gjyqtari i Elbasanit, Tomorr Kullolli nuk arriti të provojë ligjshmërinë e të ardhurave nga dy shoqëri ku ishte aksioner, si dhe u konstatua gjendja në konflikt interesi me detyrën e tij në këto marrdhënie financiare.
Gjyqtari Tomorr Kullolli shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Tomorr Kullolli pasi u evidentuan mungesa financiare në vlera të mëdha për kryerjen e investimeve dhe shpenzimeve në vite.
Gjyqtari Tomorr Kullolli kundërshtoi analizën e KPK për pasurinë
Gjyqtari Tomorr Kullolli e konsideroi të padrejtë analizën financiare të Komisionit dhe kërkoi që të ndryshohej sipas pretendimeve të tij.





