Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 9 janar 2023 të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Pajtime Fetah, për shkak të dorëheqjes së saj nga statusi i magjistratit. Po ashtu, u vendos ndalimi i rikthimit të saj në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. […]
Tag: Gjykata e Rrethit Elbasan
Gjyqtarja Pajtime Fetah kërkon mbarimin e statusit të magjistratit
Një kërkesë e gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetah për ndërprerjen dhe shtyrjen e seancës dëgjimore me argumentin se kishte depozituar kërkesë për heqje dorë nga statusi i magjistratit për shkak të daljes në pension, u trajtua të martën më 15 nëntor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Fetah nuk ishte e pranishme në seancën […]
Skeda e pasurisë së deklaruar –Pajtime Fetahu –Gjykata e Elbasanit
Gjyqtarja Pajtime Fetahu e Gjykatës së Rrethit Elbasan po përballet të martën më 15 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari. Pajtime Fetahu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe punon […]
KPK u nda për Enkeleda Kapedanin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK është ndarë në vlerësimin e gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Shumica e përbërë nga kryesuesja Genta Tafa (Bungo) dhe anëtarja Pamela Qirko vlerësuan se Kapedani ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, se nuk ka arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës, si dhe me veprimet […]
KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e Sulejman Kurtit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti, duke i cilësuar të pabazuara gjithë shkaqet e ngritura prej tij në ankim për cënim të procesit të rregullt ligjor, si dhe pjesën më të […]
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Enkeleda Kapedani
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të mërkurën më 18 maj vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Kryesuesja e trupës së KPK-së, Genta Tafa Bungo deklaroi se vendimi për shkarkimin e Kapedanit është marrë me shumicë votash. Kapedani nuk ishte e pranishme në seancë, por vendimi i shkarkimit […]






