Skeda e pasurisë së deklaruar –Pajtime Fetahu –Gjykata e Elbasanit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Pajtime Fetahu –Gjykata e Elbasanit

Gjyqtarja Pajtime Fetahu e Gjykatës së Rrethit Elbasan po përballet të martën më 15 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

Pajtime Fetahu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Në nëntor 2021, gjyqtarja Fetahu iu nënshtrua një procedimi disiplinor nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë për cënim të figurës së gjyqtarit dhe paanshmërisë në gjykim, ndërsa KLGJ aplikoi ndaj saj masën e uljes së pagës me 20%.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Pajtime Fetahu nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Pajtime Fetah.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Pajtime Fetahu zotëronte pasuri me vlerë 2.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 15.4 milionë lekëve, duke shënuar një rritje me 5.5%.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 6.7 milionë lekë, kursime në cash prej 5.6 milionë lekësh dhe automjete me vlerë 3.1 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 30.2 milionë lekë, nga të cilat 58% kanë si burim pagën nga funksioni i gjyqtares, 34% pagën e familjarëve dhe gati 5% të ardhurat nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Subjekti Pajtime Fetah rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për të mbuluar shtesat e aseteve gjatë viteve 2013-2014 në vlerë totale 3,498,161 lekë.

Në vitin 2012, subjekti deklaron marrje kredi personale në vlerë totale 4,100,000 lekë për të blerë apartament banimi, e cila mbahet e papërdorur për disa vite radhazi, ndërsa në vitin 2013 deklaron blerje bodrumi në emër të djalit në vlerë 2,660,000 lekë.

Në vitin 2019, djali i subjekti deklaron marrje kredi 1,500,000 lekë të cilat kanë sherbyer si kapar për blerje objekti pasuri e paluajtshme.

Gjendja Cash me datë 31.12.2019 (e akumuluar dhe e mbetur në pritje të blerjes së apartamentit të banimit) është 5,600,000 lekë, ndërkohë që sipas nenit 4/1 të ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar, kufiri i lejuar për t’u mbajtur Cash është 1,500,000 lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *