Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në rivlerësimin e ish-gjyqtarit të Tiranës, Kastriot Gramshi duke paraqitur arsyetime të ndryshme përsa i përket burimeve të pasurive të tij dhe shpenzimeve, ku shumica e shkarkoi për deklarim të pamjaftueshëm, ndërsa pakica çmoi se duhej të kishte qëndruar në detyrë, pavarësisht pasaktësive në deklarime. Kastriot Gramshi […]
Tag: Gjykata e Rrethit Tiranë
KPK: Arsyet e shkarkimit të gjyqtarit Lazër Sallaku
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 26 maj 2023 pasi u konkludua se nuk kishte pasur burime të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurive. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës ndërsa për profesionalizmin u çmua se kishte arritur nivel […]
Gjyqtari Ervin Pollozhani jep shpjegime për burimet e apartamentit të bashkëshortes
Gjyqtari i Tiranës, Ervin Pollozhani u përball të enjten më 20 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për burimet financiare të familjes së bashkëshortes që kishin shërbyer për blerjen e një apartamenti nga ana e saj. I pyetur nga vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Pollozhani dha […]
Gjyqtarja Anila Karanxha konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 21 korrik, vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Anila Karanxha. Vendimi u mor unanimisht nga trupa e KPK-sw, e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Gjatë seancës dëgjimore më 19 korrik, Karanxha dha shpjegime për […]
Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervin Pollozhani– Gjykata e Tiranës
Gjyqtari Ervin Pollozhani i Gjykatës së Tiranës do të përballet të enjten më 20 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko. Ervin Pollozhani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua në […]
Gjyqtarja Anila Karanxha kundërshton bilancin negativ për një apartament të babait
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Anila Karanxha u përball të mërkurën më 19 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për burimet e një apartamenti të blerë nga prindërit, pasuri për krijimin e të cilës ishte konstatuar bilanc negativ, si dhe për disa gjetje në aspektin profesional. Karanxha […]






