Problemet me pasurinë dhe vendimi i debatueshëm në favor të biznesmenit Francesco Bechetti, penalizuan gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Kaçe Agolli.
Tag: Gjykata e Rrethit Tiranë
Skeda e pasurisë së deklaruar –Manjola Bejleri –Gjykata e Tiranës
Gjyqtarja Manjola Bejleri e Gjykatës së Tiranës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj e deklaruar nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.
Veprime fiktive dhe deklarim i rremë: KPK arsyeton shkarkimin e gjyqtares Rezarta Balliu
Ashtu si në vetingun e bashkëshortit të saj, Arjan Balliu, edhe për gjytaren e Tiranës Rezarta Balliu janë konstatuar balanca negative në vlera të konsiderueshme dhe veprime fiktive e deklarim i rremë për burimin e shitblerjes së një apartamenti.
KPA me dy qëndrime për vetingun e gjyqtarëve të shkarkuar për korrupsion
Kolegji e cilësoi të drejtë vendimin e Komisionit për përfundimin e vetingut pa vendim përfundimtar për ish-gjyqtarin e shkarkuar për korrupsion, Ibrahim Hoxha, duke shënuar standard të ndryshëm nga qëndrimi që mbajti për çështjen e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri, kur u pranua ankimi i Komisionerit Publik, Darjel Sina i cili kërkoi unifikimin e praktikës për çështje […]
Komisioneri kërkon ndryshimin e vendimit të KPK për Ibrahim Hoxhën
Komisioneri Publik, Darjel Sina tha në konkluzionet përfundimtare se i qëndronte parashtrimeve të mëparshme për ndryshimin e vendimit të Komisionit për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha.
KPK shkarkon gjyqtaren Irena Hoxha
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin e shkarkimit të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Irena Hoxha, pasi e gjeti atë me bilanc negative në kriterin e pasurisë.






